
Dhunimi i 11 vjeçares të dielën në Prishtinë nga 5 persona, prej të cilëve të mitur dhe të rritur, ka zgjuar reagime dhe indinjatë të fortë në mesin e publikut në Kosovë.
Krerë institucionesh, të partive e aktivistë kanë kërkuar që shteti të reagoj dhe forcoj masat për mbrojtjen e të miturve dhe grave ndaj dhunuesve.
Në përgjigje të kësaj indinjate, nesër është paralajmëruar një protestë në qendër të Prishtinës në ora 12.00.
“Mbrojtje për vajzat dhe gratë” është titulluar protesta.
Mes tjerash, organizatorët kërkojnë:
1. Mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë;
2. Trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit;
3. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).