Gazeta10

Mbyllet “Instagrami” i Luiz Ejllit me 630 mijë ndjekës

Para pak çastesh, është mbyllur Instagrami i Luiz Ejllit që para pak ditësh e mori nën kontroll motra e tij Ina Ejlli, raporton Gazeta10 .

Kjo pas një krisje që ndodhi me njerëzit që e mirëmbanin këtë faqe dhe Top Channelit që ka kërkuar që ta marrë nën menaxhim “Instagramin” e këngëtarit që tashmë ka marrë famë të madhe prej Big Brother VIP Albania.

Nuk dihet se çka fshihet saktë pas kësaj mbyllje, por që sipas lajmeve që po qarkullojnë nëpër media, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.

Por së fundmi disa ndryshime kanë ndodhur me llogarinë e tij të Instagramit, duke nisur nga emri, i cili nuk është më Luiz Ejlli por Ina Ejlli, emri i motrës së tij.

Por në rrjet po qarkullon një tjetër lajm që lidhet me një kërcënim të bërë nga Top Channel.

Anaid Kaloti ka publikuar një bisedë private me “Genën” e cila menaxhonte deri më sot, Instagramin e Luizit. Ajo tregon se prej kohësh ka qënë në presion nga Top Channel dhe Meridian Ramçaj.

“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.

Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.

“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo” shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut