Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllet për qarkullim ura në fshatin Dugajevë të Klinës

Gazeta10
20 November 2022 - 21:56

Është mbyllur përkohësisht për qarkullim ura në fshatin Dugajevë.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se kjo është bërë për qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, pas gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut.

Njoftimi:

Mbyllet për qarkullim ura në fshatin Dugajevë

Pas raportimeve të qytetarëve për gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut në urën e fshatit Dugajevë, me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, në koordinim me Policinë e Kosovës kemi mbyllur përkohësisht qarkullimin në urë në këtë fshat.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojmë për rritjen e kujdesit në qarkullim, ndërsa ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të nevojshme për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për parandalimin e aksidenteve të mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.