Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbyllet pjesa e parë, Gjermania në epërsi kundër Japonisë

Gazeta10
23 November 2022 - 14:54

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Gjermanisë dhe Japonisë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Gjermania gjendet në avantazh prej 1:0 kundër Japonisë.

Golin e vetëm deri tani e shënoi mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 33’ për 1:0.

Gjermania ishte plotësisht dominuese gjatë kësaj pjese të parë, ku kishte posedimin në favor me 81%, ndërsa sa i përket tentimeve për gol, gjermanët regjistruan plot 14 sosh krahas zero të Japonisë.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Gjermanisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.