Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbyllet reaktori i fundit i centralit bërthamor në Zaporizhzhia

Gazeta10
11 September 2022 - 9:15

Operatori i energjisë atomike i Ukrainës ka thënë se reaktori i fundit në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë është mbyllur pasi centrali u rilidh në rrjetin elektrik, shkruan ABC News, transmeton Gazeta10.

Impianti me gjashtë reaktorë Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti javën e kaluar pasi të gjitha linjat e tij të energjisë u shkyçën si rezultat i luftimeve në zonë dhe po funksiononte në “modalitetin ishullor” për disa ditë, duke gjeneruar energji elektrike për sistemet e ftohjes thelbësore nga i vetmi i tij reaktor i mbetur në funksion.

Agjencia tha se rivendosja e energjisë në termocentral e kishte lejuar atë të bënte gjënë më të sigurt dhe të fikte reaktorin e saj të gjashtë dhe të fundit në punë.

Kievi të mërkurën u bëri thirrje banorëve të zonave të pushtuara nga Rusia përreth uzinës, më e madhja në Evropë, të evakuohen për sigurinë e tyre. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për granatimin e centralit bërthamor, duke rrezikuar një fatkeqësi bërthamore./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.