Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë, shkak protesta

Gazeta10
08 January 2023 - 11:41

Policia ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, do të mbyllet të dielën nga ora 11:30 për shkak të protestës së paralajmëruar që do të mbahet nga ora 12:00 në Shtërpcë.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për komunikim e Policisë së Ferizajt, thuhet se rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, raporton Gazeta10.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Qarkullimi do të jetë i pamundur në këtë rrugë të paktën derisa të përfundojë protesta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.