
Në programin Mëngjesi me Arben Ahmetin është raportuar se shkolla “Asdreni” në Llabjan të Novobërdës është e kyqur me dry edhe pas fillimit të mësimit, raporton Gazeta10.
Tash e disa ditë 26 nxënës nuk po i mbajnë orët mësimore, pasi kësaj shkolle po i mungon puntori teknik.
Rrahim Ahmeti njëri nga prindërit e fëmijëve të kësaj shkollë po e quan të paarsyshme vendimin e marrë nga shkolla.
Banorët po e fajsojnë komunën e Novobërdës për mbylljen e shkollës në Llabjan.
Drejtori i shkollës Albert Mustafa thotë se kanë bërë kërkesë në kohë për hapje të konkursit por pamvarësisht që ka kandidat çështja po zvarritet qe 2 vite.
E, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje po e fajëson LDK-në për bashkqeverisje me listën serbe, pasi thuhet që i kanë premtuar gjashtë familje që do ta punësojnë njërin nga antarët.
Por akuzat e opozitës nënkryetari Bajrush Ymeri po i quan gënjështra dhe të ulta.
Ndërsa zyrtari i arsimit Flamur Uka po thotë se konkursi është gati në përfundim.
26 nxënësit do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi pasi vendimi është që ajo të jetë e mbyllur deri në ardhjen e një puntori teknik./Gazeta10