
Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër.
Analisti politik, Blerim Gashi e ka cilësuar veprimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele si të ngutshëm, duke përmendur në veçanti faktin se Kosova ndodhet në fushatë zgjedhore.
“Veprimin e Qeverisë e pashë të ngutshëm sa i përket kohës. Kohën e shoh të patakt për shkak të ndjeshmërisë së fushatës zgjedhore”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, reagimi i Prokuororisë Themelore në Prishtinë është totalisht i gërrditshëm.
“Është pa takt. Nuk është gabim akti, është gabim procesi. Për Prokuorinë hiç s’po çuditna, është tejmase e gërrditshme, e neveritshme me pritë prej Prokurorisë tonë me qenë në agjendë apo përkrahëse”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/