Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

MC Kresha: Kosova nuk do të kualifikohet në këtë EURO, duhet të synojmë Evropianin e ardhshëm

Gazeta10
18 June 2023 - 22:54

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.

Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli edhe MC Kresha.

Ai tha se Kosova ka dështuar tashmë për këto kualifikime të kampionatit evropian.

“Kosova nuk do të kualifikohet në EURO-n e vitit të ardhshëm, madje as në Botëror, sepse është më vështirë, andaj mendoj se kualifikimet për EURO-n e ardhshëm do të jenë më të mirat për Kosovën”, tha ai.

Ai tutje edhe kritikoi FFK-në dhe skautët e saj.

“FFK-ja është fajtor për mosgjetjen e lojtarëve të duhur për pozitat e duhura, madje mendoj se duhet t’i kthejnë sytë edhe nga Superliga e Kosovës”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.