
Raporti: Kanal10
“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, do të protestohet më 1 mars në Hagë, qytetin holandez ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale. Organizmi vjen nga shqiptarë të diasporës, të cilët në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të kërkojnë drejtësi dhe shfaqin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Organizatorët e protestës bëjnë thirrje për dalje sa më masive, duke ftuar edhe qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në këtë protestë.
Shqiptarët e diasporës, më 1 mars do të mblidhen në Hagë, në një protestë që do ta mbajnë në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen për krime lufte.
Kjo protestë do të mbahet në afërsi të selisë së kësaj gjykate, në ditën kur pritet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Organizatorët kanë bërë thirrje për dalje sa më masive, duke ftuar edhe qytetarë të tjerë nga Kosova që të jenë pjesë e kësaj proteste paqësore.
Sipas tyre, ky tubim u është lejuar nga autoritetet holandeze dhe se ai do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të 1 marsit.
Ai ka thënë se me këtë protestë do të shprehin pakënaqësitë për padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së dhe të shprehin përkrahjen e tyre për luftën e pastër që ata kanë zhvilluar.
Istogu ka thënë se kanë kontaktuar me shqiptarë të shteteve të ndryshme të Evropës dhe se presin që një numër i madh i tyre të marrin pjesë në këtë protestë.
Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së ndodhen nën masën e paraburgimit që nga nëntori i vitit 2020 dhe tek në mars të këtij viti pritet të nisë gjykimi ndaj tyre.
Për aktakuzën për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, janë deklaruar të pafajshëm.