Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Më 2023, pritet intensifikimi i dialogut (VIDEO)

Gazeta10
04 January 2023 - 19:07

Raporti: Gentiana Gashi

Intensifikim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë në pjesën e parë të vitit 2023. Njohësit e zhvillimeve politike dhe të politikës së jashtme thonë se ndërkombëtarët janë të interesuar për ta çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Me të filluar viti i ri, pritet të ketë intensifikim të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Francës dhe Gjermanisë, pritet që së shpejti të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin për të përshpejtuar këtë proces.

Presion ndërkombëtar në përpjekjet për t’i dhënë epilog këtij procesi, presin edhe njohës të zhvillimeve politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve janë evidente, por gjasat për të ecur para, sipas tij, janë minimale, pasi Serbia është ajo që po e stagnon arritjen e një marrëveshjeje.

Krasniqi ka shtuar se Qeveria duhet të bëjë përpjekje të rikthejë besimin e aleatëve ndërkombëtarë dhe të rregullojë raportet me serbët e Kosovës.

Ndërkaq, sipas profesorit të integrimeve evropiane, Dritro Arifi, interesi i ndërkombëtarëve është që palët të ecin tutje, e të mos e pengojnë njëra-tjetrën.

Pranvera e këtij viti është përmendur si afat që palët duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe aktualisht e kanë në tavolinë planin franko-gjerman.

Mbi këtë plan edhe pritet të jenë temat e diskutimeve javëve dhe muajve në vazhdim, veçmas pas shtensionimit të situatës në veri të vendit. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.