Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me 26 nëntor, në vendlindjen e tij në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqi

Gazeta10
23 November 2026 - 20:20

Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, më 26 nëntor do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përurimi do të bëhet në orën 12:00. Lajmin e ka konfirmuar nipi i Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi.

Jakup Krasniqi në fundjavë përfundoi vizitën në familje në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Jakup Krasniqit në gjykimin e shkallës së parë në Hagë iu shqiptuan 25 vjet burgim, ndërsa ekipi mbrojtës i tij, sikundër edhe i tre drejtuesve të tjerë të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, po bëjnë përgatitje për procesin në Gjykatën e Apelit.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.