Gazeta10

Me 30 deputetë shqiptarë do të jetë përbërja e re e Kuvendit të RMV-së

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqiptarë. Ata vijnë nga koalicionet Fronti Europian, VLEN dhe një nga LSDM.

Më së shumti shqiptarë vijnë nga zona zgjedhore 6. Këtu, listës së Frontit Europian së cilës i priu Ali Ahmeti, deputetë u zgjodhën edhe Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Ilir Demiri, Fatmire Isaki. Nga VLEN, listës të së cilës i priu Bilall Kasami, deputetë u zgjodhën edhe Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Suleimani.

Në njësinë zgjedhore 5, ku bartës liste ishte Ziadin Sela nga Fronti Europian, deputetë u zgjodhën edhe Musa Xhaferi dhe Arbana Pasholli. Në këtë njësi, VLEN siguroi vetëm një mandat, dhe deputetë do të jetë Salim Sulejmani.

E në zonën 2 Fronti mori 4 deputetë – Sadulla Duraku, Skender Rexhepi-Zejd, Dijana Toska dhe Elmi Aziri. VLEN 3 deputetë: Afrim Gashi, Rijad Shaqiri dhe Merita Koxhaxhiku. Nga njësia zgjedhore 2, deputet u zgjodh edhe Fatmir Bytyqi nga lista e LSDM-së.

Në zonën zgjedhore 1, nga lista e Fronti Europian deputetë bëhen Blerim Bexheti dhe Ilir Hasani. Këtu emrat mund të ndryshojnë nëse Bexheti vendos që të qëndrojë kryetar i Sarajit, por edhe pas tyre në listë qëndrojnë 2 shqiptarë. E sa i përket VLEN, nga njësia 2, deputetë u zgjodhën – Izet Mexhiti dhe Bekim Sali.

Në njësinë zgjedhore 4 dhe 3, ndonëse kishin kandidatë për deputetë, koalicioni VLEN dhe Fronti Europian nuk arritën të marrin asnjë mandat.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas