
Një gjë e papritur ka ndodhur në botën e muzikës kosovare, një artist i njohur me emrin ‘’Llochi’’ ka lansuar një këngë kushtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Kënga ka një video-klip me foto-montazh ku ministri paraqitet si policë, shkruan Gazeta10.
‘’Me bicikëll po nxen lepra, po lëshon urdhra, nënshkruan fleta, cka me bo qështu o jeta, na në punë tona, ai në të vetat. E kem prit qysh lyp nera, me bujrum me bonboniera….”, është vetëm një pjesë e tekstit të kësaj kënge./Gazeta10