Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

I biri i Sali Çekajt, Hyseni emocionon: Kur u vra baba isha 11 vjeç, u rrita me shokët e tij!

Gazeta10
14 Janar 2025 - 21:58

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj ka deklaruar se prania e tij në LDK me bashkëluftarët e babait të tij përbën një emocion të veçantë.

Çekaj ka thënë se çdo ngjarje që nga fëmijëria e ka ndarë me shokët e babait.

“Është ndjenjë vërtet emocionuese. Kur është vra babi kam qenë 11-vjeçar edhe unë personalisht jam rrit me shoktë e babit”, ka thënë Çekaj.

Mes emocionesh, Çekaj ka thënë se babai i tij ia ka besuar jetën bashkëluftëtarëve të tij, Anton Qunit, Xhafer Gashit dhe Fadil Hadërgjonaj, duke theksuar se inkuadrimi në politikë krah tyre është shumë i lehtë.

“Babai im këtyre të treve ua ka besu jetën, kështu që unë nuk e kam asnjë problem me kanë në krah të tyre dhe me vazhdu bashkë me ta”, ka thënë ai.

I pyetur për aderimin në LDK dhe rikthimin në Kosovë, Çekaj ka shpërfaqur idenë për të qenë pjesë e politikës.

Çekaj ka thënë se ka qenë dëshmitar që gjatë takimit të Abdixhikut me kancelarë gjermanë janë shprehur pakënaqësi për liderët e Kosovës.

“Gjatë tri viteve jena angazhu shumë me shoqëri civile atje në Gjermani. Me cek takimin e Lumir Abdixhikut në Gjermani në vitin 2021 ku kishte takime me kancelarë gjermanë dhe konsulatën amerikane. Lumiri më pat thanë që duhet me punu shumë”, ka thënë Çekaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.