Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me iniciativë të OEGJK-së, shënohet bashkëpunimi Kosovë-Gjermani

Gazeta10
22 February 2023 - 10:58

Me iniciativë kryesuesit të Bordit të OEGJK-së, Besnik Beqiri dhe të drejtoreshës së OEGJK-së Nora Hasani u organizua nje darkë ne te cilën morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ministrat Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari.

Përballë tyre ishin ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde dhe zëvendës ambasadori Matthias Conrad, përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe përfaqësuesit e fondancioneve politike: Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Friedrich Naumann Foundation (FNF).

Gjatë kësaj darke u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më sot.

Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane.Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.