Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me veshje mbi të cilat shkruan “Kosovë”, Osmani dhe burri i saj mbështesin ekipin tonë në Olimpiadë

Gazeta10
26 July 2024 - 14:19

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun, gjenden në Paris për t’I mbështetur sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.

E para e vendit ka postuar një fotografi krah bashkëshortit, ku shihen me veshje prapa të cilave shkruan “Kosova”.

 “Përpara Kosovë. Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, në Olimpiadë sivjet marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova, pesë prej tyre janë xhudistë, një atlete, një boksiere dhe dy notues.

Në Paris pos presidentes, është edhe kryeministri Albin Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.