
Në Kuvendin e Kosovës pas shumë muaj ngecje, janë votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.
Me votat e AAK-së dhe LDK-së pushteti ka arritur të sigurojë mbi 80 vota në Kuvend, për të kaluar këto marrëveshje ndërkombëtare.
Në anën tjetër PDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim.
Ministrja e Drejtësisë thotë se shteti nuk ka qenë në dijeni se në IML ruheshin mustaqet e Adem Jasharit dhe…
Marrëveshja e parë që kaloi ishte ajo në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.
Ky votim i ka hapur rrugë bllokimit të votimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.
Pas saj janë votuar edhe disa marrëveshje të tjera, derisa Kuvendi po vazhdon me marrëveshjet e tjera. /Gazeta10/