Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Personi që humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

Gazeta10
27 July 2025 - 16:24

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.

Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.