Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mediet serbe: Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu, KFOR-i ka premtuar

Gazeta10
30 May 2023 - 9:35

Mediet serbe raportojnë se katër serbët, të cilët u arrestuan dje do të lirohen sot. Sipas tyre deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e komunës.

Siç shkruan portale Kossev këtë e ka konfirmuar Dragan Nedeljkoviq, anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit. Ai theksoi se ky është rezultat i negociatave të mbrëmshme me komandantin e KFOR-it, i cili, thotë ai, ua ka dhënë këto garanci, por ende nuk ka informacion nëse kjo është përmbushur.

 “Rreth orës 21:30 ka ardhur komandanti i KFOR-it dhe na ka thënë mbrëmë se këta katër të cilët u morën dje në paraburgim do të lirohen, por se po presin që të vijnë letrat nga Prishtina”, tha Nedeljkoviq, shkruan Kossev. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.