Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediumi kroat shkruan për gruan e Vuçiqit: Shkoi në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës, i shkoi mundi huq

Gazeta10
27 March 2025 - 9:48

Kenia e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto.

Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën.

Njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit të kaluar, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shkoi në Nairobi si pjesë e fushatës diplomatike të Serbisë.

Vizita e saj ishte e paparalajmëruar, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës, shkruan mediumi kroat index.hr

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.