Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mefail Bajqinovci kritikon opozitën dhe BE-në: Nuk lexova nga ju asnjë reagim për bllokimin e pikave kufitare

Gazeta10
07 September 2024 - 11:47

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë.

Ai ka shkruar se nuk ka lexuar asnjë reagim nga BE-ja dhe opozita për “bllokimin e pikave kuftiare nga ana e Serbisë”, shkruan Reporteri.net.

Tutje, Bajqinovci ka shkruar se asnjëher BE-ja nuk flet kur bëhet fjalë për Kosovën.

Postimi i tij:

Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb.

Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb.

Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që shteti serb i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.