Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mefail Bajqinovci Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion

Gazeta10
06 July 2025 - 19:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lutfi Hazirin që LDK-ja t’i bashkohet VV-së në koalicion.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kishe deklaruar se “nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit”, kjo pasi sipas Hazirit “Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet”.

E Bajqinovci i kërkoi atje që të bëjnë koalicion.

“Lutfi Haziri paska deklaruar se “nuk kam votë për shpërndarjen e Kuvendit”. Ani bre Lutë, hajde në koalicion atëherë! Dy herë ju kemi ftuar zyrtarisht. E s’erdhët. S’jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni Lutë???”, ka shkruar Bajqinovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.