
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se festa e 28 nëntorit është dhe do të mbetet festa më e madhe kombëtare, raporton Gazeta10.
Ai ka njoftuar se për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kanë festuar me Trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Më tej, ai ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi i Kosovës me Shqipërinë është i natyrshëm.
“Rroftë përjetësisht kombi ynë”, ka shkruar Mehaj ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“Festa e 28 nëntorit është dhe do të mbetet gjthmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve.
Për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë.
Bashkëpunimi dhe koordinimi ynë me Shqipërinë është i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë.
Rroftë përjetësishtë kombi ynë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10