Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Mehaj: FSK-ja do të jetë gjithmonë përkrah ushtrisë amerikane

Gazeta10
11 Tetor 2022 - 21:37

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është takuar me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, njëherazi këshilltari ushtarak i Presidentit dhe i Sekretarit të Mbrojtjes, gjeneral Daniel R. Hokanson.

Në këtë takim është biseduar rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin me kuadro në aspektin profesional, suksesin e treguar në bashkë zbarkimin në Kuvajt, si dhe në ushtrimin fushor “Defender Europe ’21”.

Po ashtu, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, si dhe kontributin që mund të ofrojë FSK dhe Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, si partnere e besueshme e SHBA-së.

Në situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, ministri Mehaj ka shprehur gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, deminimit, si dhe mbështetjen e pakursyer në misione humanitare për transportimin e ndihmave si dhe refugjatëve ukrainas, ashtu siç për muaj të tërë është asistuar në misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.