Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj pret në takim kongresmenin Torres, kërkon vendosjen e një baze të përhershme amerikane

Gazeta10
22 November 2022 - 9:58

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres, raporton Gazeta10.

Mehaj, ndër të tjera, i ka kërkuar vendosjen e një baze të përhershme amerikane në Kosovë.

Më tej, Mehaj, ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e madhe amerikane ndaj Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se senatorin e ka njoftuar me të arriturat si dhe me proceset aktuale në vend.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kongresmeni amerikan Ritchie Torres është mik i madh i vendit dhe populli tonë

Sot pas kthimit nga Kanadaja, pata kënaqësinë që të pres në takim mikun tim dhe gjithë Kosovës, kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, Kongresmenit Torres i shpreha edhe këtë radhë falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e dhënë nga ai në Kongresin Amerikan për ne, SHBA-së si vend aleat jetik dhe popullit amerikan si komb mik yni.

Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me Kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

Senatorin e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

Ritheksova se vizioni ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në, gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.