Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj takon komandatin e ri të KFOR-it në Kosovë, bisedojnë për sigurinë në vend

Gazeta10
28 October 2022 - 15:51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar komandatin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe për sigurinë në vend, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre do të jetë i vazhdueshëm dhe intenziv në funksion të sigurisë në vend.

Më tej, Mehaj ka thënë se ka falënderuar komandatin e ri për kontributin e KFOR-it deri më tani për sigurinë në Kosovë.

Tutje, Mehaj ka thënë se e ka njoftuar komandatin për të arriturat e ministrisë që ai drejton.

Këtu keni statusin e plotë:

“Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast, Gjeneralin Ristuccia e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen.

Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respective”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.