Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Meliza Haradinaj i reagon Glauk Konjufcës, pasi ofendoi presidenten Vjosa Osmani: Dëmton imazhin e shtetit

Gazeta10
19 May 2026 - 19:53

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

Për këtë ka reaguar Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se gjuha e Glauk Konjufcës nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit.

“Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë”, ka thënë Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.