Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Memaj: Disa faktorë kanë ndikuar në ‘zbehjen’ e derbit të Anamoravës

Gazeta10
10 December 2023 - 23:25

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Blendi Memaj, ish-futbollist.

“Derbi i Gjilanit është zbehur për shkak të faktorë të ndryshëm, ndër ta edhe infrastruktura e dobët.” – tha ai.

Memaj në vazhdim foli edhe për ndeshjen e dy tifozëritë e klubeve nga Gjilani.

“Ndeshja e sotme ishte e luftuar, mirëpo edhe pak vërehet që i mungon cilësia e ndeshjeve të kaluara. Dy tifozëritë janë fantastike mirëpo nuk po u ofrohen kushtet për të përkrahur klubet e tyre të zemrës.” – tha ai.

Blendi në diskutim tha fjalën e tij për trajnerët vendor e ata që po vijnë nga jashtë.

“Ndryshimet te Drita kanë reflektuar pozitivisht. Këtë e pamë me caktimin e Ramadanit si trajner dhe kjo vetëm e konfirmon se trajnerët vendor e njohin më mirë ligën e ata që vijnë nga jashtë po kanë probleme me adaptim, pavarësisht se sa të mirë janë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.