
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.
Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.
Analisti i futbollit, Blendi Memaj thotë se Drita ka rilindur me ardhjen e trajnerit të ri, Zekirija Ramadanit.
“Drita po duket si një ekip e rilindur me ardhjen e trajnerit të ri, Zekirija Ramadanit. Drita ishte shumë më e dobët faktikisht me Akis Vavalis, gjersa me Zekin po duken një skuadër krejt tjetër në fushë dhe do të jetë një problem i madh për Llapin e Ballkanin deri në fund të sezonit” – tha ai.