Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Memaj e vlerëson lartë Dellovën: “Aset i çmuar i kombëtares”

Gazeta10
24 March 2024 - 22:41

Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.

Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.

Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.

Ish-futbollisti, Blendi Memaj dha mendimin e tij rreth njërit prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Kosovës.

Memaj foli për Dellovën, duke e vlerësuar me fjalët më të mira.

“Lumbardh Dellova është një aset i çmuar i kombëtares së Kosovës, një lojtar që plotëson mbrojtjen e kombëtares sonë” – tha ai fillimisht.

Tutje, Memaj foli edhe për trajnerin Franco Foda.

“Franco Foda po duket se ka plotësuar kombëtaren e Kosovës në çështjet tekniko-taktike, madje këtë e konfirmoi edhe Vedat Muriqi, i cili tha se me ardhjen e Fodas kanë përfituar disa njohuri tjera rreth futbollit dhe duke thënë se nuk e kanë bërë të njejtën trajnerët e tjerë” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.