
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.
Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.
Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.
Memaj potencoi futbollistin më të mirë të Kosovës.
“Futbollisti më i mirë i Kosovës për momentin është Edon Zhegrova. Është i paparshtatshëm për lojtarët kundërshtar në fushë dhe është efikas” – tha ai.
Tutje, ai pati një vlerësim kogja të madh për trajnerin gjerman të Kosovës, Franco Foda.
“Franco Foda është më i dalluar ndër trajnerët tjerë, pasi që në ditën e tij të parë ka shprehur vlerësimin e tij për Superligën e Kosovës, lojtarët menjëherë pas ndeshjes kanë dalur me deklarata duke e lavdëruar për stërvitjet e tij” – përfundoi ai.