
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë sportin në përgjithësi në Kosovë e Shqipëri.
I ndarë në dy pjesë, emisioni “Kampionët” i kësaj të diele, fillimisht merret me temën kryesore të javës, vendimin e FSHF-së për të organizuar një kampionat evropian së bashku me Serbinë.
Të ftuar në studio, për të dhënë mendimet e tyre rreth kësaj teme janë Blendi Memaj dhe Nexhmedin Spahiu, derisa në lidhje direkte ishte edhe Enriko Gabaj, gazetar i sportit në “Euroneës Albania”.
Opinionisti, Blendi Memaj jep mendimin e tij rreth vendimit të FSHF-së.
“Çdo shtëpi e madhe e futbollit, në këtë rast UEFA, duhet të rishikojë ato fyerjet në kor që janë bërë ndaj shqiptarëve e të vijnë deri në një vendim tjëtër.” – tha ai.
Tutje, ai tha se nuk mund ta harrojnë kurrë shqiptarët e Kosovës atë që e ka bërë Serbia në Kosovë.
“Sa herë përmendet Serbia, shqiptarëve të Kosovës u kujtohet gjenocidi, torturat, e të gjitha të këqijat e bëra nga ky shtet në vendin tonë” – përfundoi ai.