
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Gramoz Vokrri, Tahir Lushtaku dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit për shortin e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së parë, foli edhe Blendi Memaj.
“Nuk e kemi luksin të bëjmë këso eksperimente, transparenca është e mirë, mirëpo në këtë rast nuk mendoj se është më e duhura.”, tha ai.
Tutje, ai tha se në disa raste kjo rregull duhet të thyhet.
“Në rast të ndeshjeve që e përcaktojnë titullin e kampionit, mendoj se kjo do të thyhet sepse duhet një gjyqtar me stemë të FIFA-s e jo me short”, përfundoi ai.