Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi për Bajram Rexhepin: Të përkushtuar dhe të drejtë – do të kujtojmë përherë 

Gazeta10
21 Gusht 2022 - 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar Bajram Rexhepin – ish kryeministrin e Kosovës në pesë vjetorin e vdekjes së tij. 

Krasniqi ka thënë se për gjeneratën e tij, Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut, transmeton Gazeta10. 

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Rexhepi do të kujtohet si njeri i drejtë dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve. 

“Doktor Bajrami, si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor – ishte shembull për tu ndjekur.  

Trashëgimia politike dhe atdhetare e dr. Bajram Rexhepit, në të gjitha vitet e tij në shërbim ndaj vendit, si Mjek, Kryeministër, Kryetar i Komunës dhe Ministër i Punëve të Brendshme, kanë vetëm një emërues të përbashkët: shërbim ndaj qytetarëve!”, ka shkruar Krasniqi. 

Bajram Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017, pas një beteje disa muajshe me një problem në organet vitale, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.