
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës. Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në “Facebook” ku ka uruar që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës.
“Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë”, shkroi tutje Krasniqi.