
Memphis Depay është shumë pranë kalimit te Atletico Madrid.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Depay ka arritur marrëveshje personale me ‘Los colchoneros’ për një kontratë trivjeçare.
Atleticos tanimë i ka mbetur vetëm që të negociojë me Barcelonën për shumën e transferimit të sulmuesit holandez.
Kontrata e Depayt me Barcelonën skadon në qershor të këtij viti dhe Atletico nuk dëshirojnë që të ofrojnë shumë për të.
Barcelona i ka kërkuar klubit madrilien shkëbimin Depay – Carrasco, por kjo marrëveshje është refuzuar nga Atletico, pasi Carrasco cilësohet të jetë njëri nga lojtarët kyç te Diego Simeones.
28-vjeçari erdhi te Barcelona në vitin 2021 si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare që e kaloi te Lyoni.
Këtë edicion, ai ka luajtur vetëm katër ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.