
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.
Kandidati nga AAK-ja, Mesut Ademi shpalosi planprogramin e tij për katër vitet e ardhshme. Ai tha se si AAK i kemi ndarë disa shtylla ku e para është arsimi, e pastaj vijnë të tjerat me radhë si ekonomia, mjekësia, bujqësia, infrastruktura dhe shërbimet publike.
Ai tregoi edhe arsyen se pse e ka zgjedhur arsimin si shtyllë kryesore me të cilën do të merret mës së shumti gjatë mandatit të tij. Ademi tha se përderisa nuk jemi të arsimuar, nuk mund t’i shtyjmë përpara asnjërën prej shtyllave tjera, nuk mund të ecim përpara.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë: