
Analisti politik Mentor Shala ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke thënë se, sipas tij, fjalimi i fundit i tij i ka shërbyer më shumë kryeministrit Albin Kurti sesa gjithë strukturës së Vetëvendosjes që, siç u shpreh ai, ka kritikuar LDK-në.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Shala deklaroi se zhvillimet e fundit politike kanë krijuar një situatë të favorshme për Kurtin, i cili, sipas tij, mund ta përdorë këtë për të sulmuar LDK-në dhe për të synuar elektoratin e saj.
“Ishte për me shkaktu një mjegull, një problematikë, sepse në këtë rast Albin Kurti e kanë menduar vazhdimisht me dalë e me fajësu LDK-në në mënyrë që me marrë elektorat prej LDK-së. Doli sot kryetari i LDK-së dhe e fajësoi, ia kreu punën Albin Kurtit. Me këtë fjalim i ka bë më shumë ky favor sesa krejt ajo strukturë e Albin Kurtit që po e sulmojnë pjesën tjetër të LDK-së,” deklaroi Shala./Gazeta10
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.