Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Merdarë – Pritjet deri në tri orë  

Gazeta10
21 Gusht 2022 - 10:42

Pritjet më të gjata këtë të diele janë regjistruar në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë. 

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e gjata dhe kolonat në Merdarë, janë deri në 700 metra, transmeton Gazeta10. 

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike është deri në tri orë. 

Teksa, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta. Kurse, në dalje nga një orë. 

Në pikat tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.