Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve

Gazeta10
15 September 2026 - 10:16

Në prag të vendimit të madh për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se mërgata është nisur drejt Hagës.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, disa mërgimtarë shfaqen së bashku me bluzat me mbishkrimin “Freedom Has A Name” (Liria ka Emër), ndërsa në sfond shihet edhe flamuri i platformës.

Mesazhi vjen në një periudhë të rëndësishme, kur në Hagë pritet vendimi për rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.