
Ndërsa plagët e tërmetit të fuqishëm në Turqi e Siri po vazhdojnë të shërohen, bota e futbollit po vazhdon të mbështesë viktimat që janë prekur nga kjo fatkeqësi.
Ndër të fundit është edhe ish-lojtari i Juventus, tash i Atalantas, Merih Demiral, i cili ka nxjerrë në ankand një fanellë të nënshkruar të Cristiano Ronaldo, të cilën e kishte në koleksionin e tij.
Gjithashtu, Bonucci dhe Dybala kanë bërë të njëjtën gjë duke i ardhur në ndihmë ish-shokut të tyre të skuadrës.
Mbrojtësi turk njoftoi më parë se Dybala dhe Bonuçi do të dhuronin fanellat e tyre për t’u shitur në ankand dhe të ardhurat do të shkonin për ndihma.
3 fanellat që Merih Demiral nxorri në ankand u shitën për një total prej 5 milionë lira turke, rreth 246,500 euro.
“Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës Ahbap për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njoftonte Demiral.