
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj here me detaje ekskluzive.
I ftuar në studio është edhe drejtori sportiv i Ulpianës, Meriton Isufi, i cili ka dhënë fjalën e tij rreth ndeshjeve që Ulpiana po akuzohet se i ka trukuar.
Isufi thotë fillimisht se ata kanë shpenzuar çdo gjë për klubin e tij, Ulpianën.
“Kemi shpenzuar gjithçka, edhe atomin e fundit për klubin. Nuk bëjmë gjëra që e dëmtojnë klubin” – tha ai.
Tutje, ai vazhdoi duke kundërshtuar historinë/rrëfimin e futbollistit, i cili tha se dy ndeshjet e Ulpianës, ndaj Ferizajt e Vllaznisë ishin të trupuara.
“Nuk është e vërtetuar ajo se çka tha në intervistë, të paktën në ato pjesë kur kam qenë unë pjesëmarrës në situata. Ndoshta edhe ka ndodhur diçka kur unë nuk kam qenë aty, sepse në atë hotelin që e përmend lojtari, unë nuk kam qenë” – tha ai.
Ulpiana është larguar nga Liga e Parë, dhe ka nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë.