Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Merret vendimi, Ferizaj eliminohet nga Kupa e Kosovës

Gazeta10
21 November 2022 - 15:44

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka miratuar ankesën e KF Behar, duke regjistruar ndeshjen e 1/16 e Kupës së Kosovës ndaj Ferizajt me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Behar. 

Ndeshja e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ishte mbyllur me fitore 2-3 të Ferizajt, por vendasit ishin ankuar për parregullsi në FFK, pasi futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu ishte aktivizuar përkundër se paraprakisht ishte i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë.

Sadriu edicionin e kaluar me fanellën e Llapit u ndëshkua në gjysmëfinalen e parë ndaj Prishtinës dhe në finalen ndaj Dritës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.