
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se e ka përjetuar rëndë vdekjen e babait të tij, por që ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së në Hagë i kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës.
Për shkak të burgimit në Hagë, Gucati mes emocionesh ka thënë se as ai dhe Kadri Veseli s’kanë mundur të vijnë në Kosovë për varrimin e prindërve.
“Ne kemi nejtë gjithë bashkë, por në burg mu e Kadriut na ndodhën disa fatkeqësi familjare. Kadriut i diq nana edhe baba, mu baba. Na ndodhën ato dhe ne nuk mujtëm të ishim në vorrim”, ka rrëfyer Gucati.
Për më tepër, Gucati ka theksuar se shokët në Hagë e kanë ngushëlluar e përkrahur gjatë gjithë kohës. /Gazeta10/