
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se e mbështet procesin e dialogut.
O’ Brien në konferencë për media është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
O’Brien duke iu përgjigjur gazetarit Sadiku është shprehur se “fuqishëm e mbështet Marrëveshjen e Ohrit dhe se palët duhet të angazohen për zbatim”.
“Ne fuqishëm mbështesim Marrëveshjen e arritur në Ohër dhe besojmë se të dyja vendet duhet të angazhohen nëpërmjet dialogut të zbatojnë Marrëveshjen”, ka thënë O’Brien.
Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje më 18 mars të 2023-s në Ohër.