Mesfushori i Barcelona, Riqui Puig, është pranë kalimit në elitën e futbollit amerikan te skuadra LA Galaxy.
Puig në ditët në vazhdim pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve, për të finalizuar transferimin te LA Galaxy.
22-vjeçari do të kalojë te ekipi amerikan si transfer i lirë, por Barcelona do të ketë një përqindje në shitjen e ardhshme të futbollistit.
Puig ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2018.
Në edicionin e kaluar mesfushori spanjoll ka zhvilluar 18 paraqitje me ekipin katalan.