Duhet Lexuar

Mësohet arsyeja e ndaljes së Rada Trajkoviqit në Merdar nga policia serbe

Gazeta10
15 Dhjetor 2022 - 16:27

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, , e cila ishte ndalur sot nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, përkatësisht në Merdar, është liruar dhe i është lejuar të futet në Kosovë, pasi autoritetet serbe kryen kontroll të detajuar te ajo.

Trajkoviq ka treguar se arsyeja e ndaljes së saj ka qenë për shkak të një ndalese nga Beogradi.

“I kam dorëzuar dokumentet dhe ata më hoqën nga komunikacioni, pritëm 10 minuta dhe më pas u nisa për t’i pyetur se për çfarë bëhet fjalë, për faktin se veturat e tjera kalonin krejt lirshëm… Ata thanë se po presin vendimin e Beogradit, dhe se për mua është ngritur një lloj ndalese apo duhet të më bëjnë një tretman të veçantë dhe nuk po më japin dokumentet”, tha Trajkoviq.

Siç thotë Trajkoviq, ajo ishte duke shkuar në një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hoovenier.

Kujtojmë që arsyeja pse ishte ndalur dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë, siç thotë ajo ishte pritja e një vendimi të marrë nga Beogradi se kinse për të ka një “lloj ndalese”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.