
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në Hajvali janë duke vazhduar punimet për trajtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit.
Rama, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar edhe një video të punimeve.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjesi nga Hajvalia!
Po vazhdojnë punimet për trajtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Avni Kullovci”.