Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mësohet identiteti i personit që i vuri zjarrin dy herë lokalit të Noizy, ja se çfarë e ka reperi atë?

Gazeta10
29 June 2023 - 11:47

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar që dyshohet se i ka vënë zjarrin për herë të dytë lokalit të reperit Rigels Rajku, rapoton abcnews.al.

Në kuadër të operacionit të koduar Përsëritësi” është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Eraldo Musteqja,  i cili me datë 11 qershor dhe mëngjesin e kësaj të enjtje i ka vendosur zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Sipas policisë mësohet se i riu kishte lidhje familjare me reperin dhe në momentin e arrestimit i është gjetur edhe një thikë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë 26 vjeçari.

Ndërkohë vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rigels Rajku, këngëtari i njohur me emrin e artit Noizy, ka reaguar në lidhje me zjarrin që iu vu mëngjesin e sotëm për herë të dytë lokalit të tij në zonën e Currilave në Durrës.

Noizy ka publikuar në Instagram foton e autorit të zjarrvënies, i cili është kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.

Ndër të tjera ai thotë se Erlado është një besimtar ekstremist, i cili kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Noizy thotë se familja e tij ka rritur Eraldon.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.